Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet raportohet se kanë ndodhur në Gjakovë, Malishevë dhe Prizren.

Në Gjakovë, Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua nën dyshimin se kanë pasur zënkë verbale.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në Malishevë, forcat e rendit kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër i dhunës është raportuar të ketë ndodhur në Prizren ku një grua, shtetase e Shqipërisë dyshohet se është sulmuar fizikisht po ashtu nga një shtetas i Shqipërisë.

Sipas policisë, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore viktimës, me ç ‘rast ajo ka pranuar trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është duke u hetuar.