Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, në Deçan vëllezërit dyshohen se e rrahën motrën

Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Rastet janë raportuar në Obiliq, Deçan dhe Mitrovicë.

Në Obiliq, Policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Në Deçan dy burra janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht motrën e tyre.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, njofton PK.

Në Mitrovicë një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.