Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit – njoftoi Policia e Kosovës, më 13.02.2025.

Rastet e dhunës janë regjistruar në Kaçanik, Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut, teksa dy persona janë arrestuar e më pas janë liruar me procedurë të rregullt.

Në Gjakovë dyshohet se një burrë ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – tha Policia.

Rast i ngjashëm u raportua edhe në Mitrovicë të Jugut. Viktimë e dhunës psikike ishte një grua.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.” – thuhet mes të tjerash në Raportin 24-orësh.

Ndërkaq, në Kaçanik, sipas Policisë, pas një mosmarrëveshje, prindi i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta sulmojë viktimën. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori.