Tri raste të dhunës në familje dhe një kanosje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar së më 03.12.2024 në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë, nën dyshimin së ka sulmuar gruan e tij, siç është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti ka ndodhur më 28.11.2024, ndërsa viktima pas kësaj ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”- thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në qytetin e Gjakovës janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Një çift, burrë dhe grua janë arrestuar në Gjakovë si shkak i një përleshje që kanë pasur mes vete.

Më pas çifti si shkak i përleshjes kanë pranuar tretman mjekësor, behët e ditur në raportin e policisë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, bashkëshort, pasi që ishin përleshur në mes vete. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor” – thuhet në raport.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt” – njofton Policia.

Ndërsa rreth orës 21:00, një burrë tjetër në Gjakovë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet së nën ndikimin e alkoolit ka shqetësuar familjarët dhe ka krijuar probleme në shtëpi, njofton raporti i Policisë.

Më vendim të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shqetësuar familjarët duke krijuar probleme në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Në qytetin e Drenasit  një grua ka raportuar së është kërcënuar përmes telefonit nga babi i saj. Policia lidhur me rastin ka njoftuar së janë duke vazhduar hetimet.

“Ankuesja ka informuar se përmes telefonit është kanosur nga babai i saj i dyshuari. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në raportin 24 orësh.