Tri raste të dhunës ndaj grave

Tri raste të dhunës së burrave ndaj grave janë raportuar në polici në 24 orët e fundit.

Rastet kanë ndodhur në Shtime, Prizren dhe Mitrovicë.

Të dyshuarit për dhunë ndaj viktimave janë bashkëshortët e tyre, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike.

Në rastin e raportuar në Shtime i dyshuari ka ushtruar dhunë edhe ndaj djalit të tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në dy nga rastet.

Ndërsa në rastin tjetër gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Tre të dyshuarit me urdhër të prokurorëve janë dërguar në mbajtje.