Ilustrim

Tri raste të dhunës fizike të burrave ndaj grave në Prishtinë

Tri raste të dhunës së burrave ndaj grave janë regjistruar në 24 orët e fundit në Prishtinë.

Sipas Policisë, dje rreth orës 9:00 është arrestuar i dyshuari, pasi që pas një mosmarrëveshjeje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Rasti tjetër është regjistruar rreth orës 11:00. Viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ende nuk është hasur nga Policia.

Rasti i tretë është regjistruar po ashtu dje rreth orës 17:00, kur është arrestuar i dyshuari pasi që pas një mosmarrëveshjeje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.