Foto: Kallxo.com

Tri partitë e mëdha të vetme drejt zgjedhjeve

Rreth 30 minuta kanë mbetur deri në përfundimin e afatit për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.

Deri më tani, as Lëvizja Vetëvendosje, as Lidhja Demokratike e Kosovës e as Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë lidhë koalicion me ndonjë parti tjetër.

Megjithatë, gjithçka mbetet të shihet deri në orën 00:00.

Sot gjatë ditës, Albin Kurti dhe Isa Mustafa tentuan përmes letrave nga Facebook për një bashkim parazgjedhor, por oferta e LVV-së nuk gjeti pajtim në LDK.

Ndërkohë, deri më tani në KQZ janë dorëzuar tri koalicione parazgjedhore: AAK-PSD-PD, NISMA-AKR dhe ‘Vakat’.