Tri parimet e Avdullah Hotit për dialog

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përmendur tri parime mbi të cilat do ta zhvilloj dialogun më Serbinë.

Hoti tha se ai ka kërkuar ta njoftoj Kuvendin me zhvillimet e deritanishme në këtë proces.

“Detyrimi im për ta përfaqësu Kosovën në dialog buron nga Kushtetuta e Kosovës edhe parimet mbi të cilat do të qëndroj në marrëveshjen me Serbinë mbështeten në këtë Kushtetutë”, tha Hoti.

Ai ka përmendur tri parimet e tij.

“Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm dhe i pa cënueshëm nga çfarëdo përpjekje që mund të buroj nga çfarëdo faktorësh që mund të buroj në procein e dialogut. Çdo cënim i tërësisë së territorit është goditje e drejtpërdrejtë në qenësinë e Republikës së Kosovës që është e pa pranueshme. Parimi i dytë: Organizmi kushtetues nuk mund të preket pasi si i tillë ai garanton funksionimin demokratik të pushteteve garanton përfaqësim, si dhe mborn parimin e shtetit qytetar e jo etnik.  Dhe e treat: Marrëveshja me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën sepse Kushtetuta është instrumenti i vetëm që i jep legalitet një marrëveshje të tillë”, tha Hoti.