Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Mërgimtarët po presin deri në tri orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë.

Sipas matjeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolonat në këtë pikë kufitare kanë arritur në dy kilometra.

Për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare, qytetarëve nuk u bie të presin më shumë se 10 minuta.

Po ashtu, edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, mërgimtarët duhet të presin deri në 40 minuta.