Ilustrim

Tri komunat me më shumë raste të reja me COVID-19

Komuna e Prishtinës, Drenasit dhe Gjakovës janë tri komunat më të prekura nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Pubkik, Naser Ramadani përmes një konference për media ka bërë të ditur rezultatet e fundit, ku janë infektuar 119 persona.

“Në Prishtinë 63 raste, Gjakovë 12 raste , Drenas 6 raste, Fushë Kosovë 5 raste, Pejë 5 raste, Podujevë 5 raste, Skenderaj 3 raste Ferizaj 2 raste, Decan 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Kacanik 2 raste, Lipjan 2 raste , Vushtrri 2 raste, Obliq 2 rast, 1 rast në Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec”, bëri të ditur Ramadani.

Në 24 orët e fundit, janë infektuar 119 persona, 4 kanë vdekur dhe 92 qytetarë janë shëruar.