Tri gra raportohen të zhdukura në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste për persona të zhdukur.

Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur në Podujevë, ndërsa rasti i dytë në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, një person në Podujevë ka raportuar në polici se që nga 14 maji, gruaja e tij së bashku me vajzën e tyre, është zhdukur.

Sipas raportuesit, me 14 maj gruaja dhe vajza e tij kanë dal nga shtëpia dhe më nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.

Ndërsa rasti i dytë është raportuar në Tunelin e Parë në Mitrovicë, ku një person ka njoftuar se dje rreth orës 18:00, vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe që po ashtu nuk di se ku mund të ndodhet ajo.