Tri gazetare janë vrarë nga njerëz të armatosur në Afganistan

Tri punonjëse të medias u qëlluan për vdekje në qytetin lindor afgan të Jalalabadit ditën e martë, thanë zyrtarët qeveritarë atje, në mes të një vale vrasjesh që po përhapin frikë midis punëtorëve profesionistë nëpër qendrat urbane, raporton stafi i Reuters dhe CNN.

Zalmai Latifi, drejtuesi i transmetuesit lokal Enikas TV, deklaroi se tri viktimat ishin gra të sapodiplomuara të shkollës së mesme të moshës midis 18 dhe 20 të cilat punonin në departamentin e dublimit të këtij stacioni lokal.

Burime qeveritare thanë se gratë u vranë teksa po ktheheshin në shtëpitë e tyre nga puna ndërkohë që dëshmitarët thanë se persona të armatosur qëlluan gratë në kokë para se të arratiseshin. Një grua e katërt u plagos dhe një zëdhënës i spitalit tha se ajo ishte pranuar në spital dhe po luftonte për jetën e saj.

Shefi i policisë rajonale të Juma Gul Hemat deklaroi se sulmuesi i dyshuar kryesor ishte arrestuar dhe se ai ishte i lidhur me talebanët kryengritës.

Një zëdhënës i Talibanëve mohoi që grupi të ishte i përfshirë në këtë sulm.

Një valë e të shtënave dhe bombave të vogla të vendosuara nëpër automjete në Afganistan kanë pasur si shënjestër gazetarët, punonjësit e shoqërisë civile dhe punonjësit qeveritarë në muajt e fundit, ndërsa qeveria dhe negociatorët talebanë po bëjnë përpjekje për ndërmjetësimin e një marrëveshje paqeje kurse Shtetet e Bashkuara po planifikojnë ti tërheqin disa nga trupat e tyre.

Afganët mbajnë trupin e një gruaje që u vra në Jalalabad, Afganistan, më 2 mars.

Në vitin 2018, drejtori i Enikass-TV, Zalmai Latifi, ishte rrëmbyer për haraç.

Në nëntor të vitit 2020, dy gazetarë – Elyas Dayee në Radio Azadi dhe ish prezantuesi i lajmeve TOLO Yama Siawash – u vranë në dy shpërthime të veçanta me bombë. Gjithashtu në nëntor, persona të armatosur sulmuan Universitetin e Kabulit, duke vrarë me dhjetëra njerëzish, përfshirë studentë.

Në dhjetor të vitit 2020, gazetarja Malalai Maiwand, e cila gjithashtu punoi për Enikass-TV, u vra së bashku me shoferin e saj në Jalalabad gjatë rrugës për në zyrë. Nëna e saj, e cila ishte një aktiviste për të drejtat e grave, u vra gjithashtu pesë vjet më parë nga persona të armatosur e të panjohur.

Latifi i Enikas TV tha se kanali, i cili u themelua në vitin 2018, kishte punësuar 10 gra, por katër prej tyre ishin vrarë.

Qeveria Afgane dhe disa shtete të huaja të fuqishme i kanë fajësuar kryesisht Talibanët lidhur me këto sulme, të cilët ndërkohë e mohojnë përfshirjen e tyre në këto sulme. Grupi i Shtetit Islamik gjithashtu ka një prani në krahinën lindore Afgane të Nangahar, kryeqyteti i së cilës është Jalalabad.

“Vrasjet që kanë si shënjestër gazetarët mund të shkaktojë një gjendje frike në komunitetin gazetaresk dhe kjo mund të rezultojë me vetëcensurë, braktisje të aktiviteteve mediatike dhe madje edhe braktisje të vendit”, tha Mujib Khalwatgar, kreu i grupit afgan të avokimit të mediave Nai.

Talibanët dhe qeveria Afgane po bëjnë bisedime paqësore në Doha, megjithëse progresi është ngadalësuar ndërkohë që administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden po rishikon planet e saj për procesin e paqes dhe tërheqjen e trupave amerikane.

Ambasada Amerikane në Kabul i quajti vrasjet “lajme shkatërruese” dhe u shprehu ngushëllime familjeve të tri grave të vrara.

“Këto sulme kanë për qëllim frikësimin; ato kanë për qëllim t’i bëjnë gazetarët të lodhen; fajtorët shpresojnë të ngulfasin lirinë e fjalës në një vend ku media ka lulëzuar gjatë 20 viteve të fundit. Kjo nuk mund të tolerohet,” ishte deklarata e ambasadës amerikane përmes Twitterit.

 

Përkthyer nga Nuhi Shala