Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tri fazat e vaksinimit që do të aplikohen në Kosovë

Sipas institucioneve shëndetësore në Kosovë, vaksinimi antiCOVID19, do të kryhet në tri faza:

Faza I – vaksinimi i grupeve me rrezik të lartë që përbëhet nga punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike. Numri i përgjithshëm i grupit të parë prioritar të synuar është 54,000 individë, i cili përbën 3% te popullsisë së përgjithshme të vendit.

Faza II – grupi i synuar në fazën 2 të futjes në përdorim të vaksinës kundër COViD-19 do të përbëj 17% të popullsisë se përgjithshme dhe do t’i përfshijë grupmoshat 65-79, popullsinë e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID19.

Faza III – gjatë fazës 3, e cila është e fundit, PSHV parasheh vaksinimin e 50% te popullsisë në mënyrë që te arrijë 70% te mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.

Me datën 29 mars ka filluar për herë të parë vaksinimi antiCOVID-19 për qytetarët e Kosovës. Personi i parë i vaksinuar në Kosovë u bë kryeministri Albin Kurti.