
Foto: Kallxo.com
Tri ditë të shtrira në tokë: era rrëzon billbordet në Gjakovë
23.12.2019 - 16:37
Ka tri ditë, që nga e shtuna, që disa billborde janë rrëzuar në Gjakovë si pasojë e erës që ka fryrë në këtë qytet
Në mes të qendrës së komunës së Gjakovës ende gjenden tre billborde të mëdha të rrëzuara në tokë.
Kallxo.com sjell fotografi që tregojnë se komuna nuk ka hequr asnjërën prej tyre.
E kontaktuar nga KALLXO.com, komuna tha se ky problem do të evitohet gjat ëtë martës.
“Komuna e Gjakovës ka kontaktuar me kompaninë përgjegjëse NPT Berisha dhe ky problem do të zgjidhet nesër”, thuhet në përgjigjen e komunës.