Foto-ilustrim

Tri automjete aksidentohen në Mitrovicë

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur në Mitrovicë, mbrëmë rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës njëri nga ngasësit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.