Trepça shpall konkurs për 28 pozita të lira dhe 180 praktikantë

Shoqëria Aksionare ‘Trepça’ ka shpallur konkurs për plotësimin e 28 pozitave të lira dhe angazhimin e 180 praktikantëve.

Vendet e lira të punës përfshijnë pozitat si në vijim: Inxhinierë të makinerisë (2 pozita), Inxhinierë të elektros (2 pozita), Elektricist (5 pozita), Inxhinierë i makinerisë (2 pozita FPP), Tornitor i kualifikuar (3 pozita FPP), saldues elektrik (4 pozita FPP), Saldues me gaz CO2 (2 pozita FPP), prerës dhe saldues me autogjen (2 pozita FPP), Agjustator (4 pozita FPP) dhe Elektrisit (2 pozita FPP).

Kurse, kërkohen edhe 180 praktikantë me periudhë angazhimi për 6 muaj. Praktikantët do jenë të angazhuar në Njësinë biznesore miniera me Flotacion Stantërg.

Sipas të dhënave në konkurs, praktikantët do jenë të ndarë në tre grupe nga 60 persona.