Foto nga facebook: Mitrovica Guide

Trepça fiton ndaj Pejës, kalon në finale

Skuadra mitrovicase Trepça është në finale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Mitrovica fitoi gjysmëfinalen e katërt ndaj Pejës me rezultat 81:74.

Kështu, Trepça do të jetë në finale përballë skuadrës nga Suhareka, Ylli.

Kjo ishte fitorja e tretë ndaj ekipit pejan në gjysmëfinale për garën më të rëndësishme në basketbollin kosovar.