“Trepça” e largon edhe një punëtor nga puna

Një punëtor me iniciale B.B është përjashtuar nga puna në Trepçë, me vendimin e Kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike.

“Me datën 29.08.2024 z.B.B, është larguar nga puna me vendimi të u.d Kryeshefit ekzekutiv, me nr.prot:4651 të datës 26.08.2024. Ku i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës sipas neni 10 paragradi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullorës nr.prot 2906 në datën 30.07.2024, për përgjegjësine disiplinore dhe materiale të puntorëve të Trepça Sh.A”- thuhet në njoftimin e “Trepçës”.

Në këtë njoftim thuhet se i larguari nga puna nuk ishte paraqitur në punë që nga 01.04.2024, dhe se “ka qenë recidivist i shkeljeve të detyrave të punës”.

Më 26.08.2024, KALLXO.com ka raportuar se edhe një punëtor tjetër është larguar nga “Trepça” gjatë kësaj jave.

KALLXO.com ka kontaktuar ndërmarrjen “Trepça” për t’i kuptuar emrat dhe mbiemrat e secilit punëtor të larguar nga puna si dhe pozitat e tyre në këtë ndërmarrje dhe se me kë do të zëvendësohen të njëjtit, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.
Pavarësisht thirrjeve dhe mesazheve me të cilat KALLXO.com iu drejtua u.d kryeshefit ekzekutiv, Faton Ahmeti, nuk mori asnjë përgjigje prej tij.

Aktualisht, Trepça është në gjendje të jashtëzakonshme.

Suspendohet nga puna edhe një punëtor i Trepçës, arrin në 14 numri i të larguarve nga kjo ndërmarrje