Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërmarrja Trepça kaloi nën administrimin e Agjencionit Kosovar të Privatizimit me status të padefinuar. Në nëntor të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës e shpëtoi Trepçën nga likuidimi me nxjerrjen e Ligjit për Trepçën, me ç ‘rast e transformoi Trepçën në shoqëri aksionare.
80% të aksioneve të kësaj korporate janë pronë e Qeverisë së Kosovës dhe 20% të aksioneve në pronësi të punëtorëve të Trepçës. Në kuadër të procesit të transformimit dhe ristrukturimit me qëllim të krijimit të kushteve për zhvillimin e Trepçës, ligji i jep të drejtën aksionarëve që në një periudhë të afërt të krijojë mundësi për të qenë atraktiv për investues privatë vendorë dhe të jashtëm, duke aplikuar format si: Partneriteti Publiko-Privat; investime direkte private; investime të përbashkëta; si dhe emetimi dhe shitja e aksioneve.