Treni godet veturën në Klinë, lëndohet një person

Rreth orës 18:05, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Klinë ka ndodhur një aksident mes një treni dhe një veture.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 18:05 një aksident trafiku në mes të një veture dhe trenit ka ndodhur në Klinë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në spitalin e Pejës”, tha Rugova.

Policia po merret me rastin.