Treni godet veturën në Drenas, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident, ku treni ka goditur veturën në fshatin Baicë të Drenasit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person” – ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin është duke u marrë Njësiti i Trafikut Rrugor.