Treni godet veturën civile në Ferizaj

Në orët e mbrëmjes, në Ferizaj ka ndodhur aksident trafiku, ku janë përfshirë treni dhe një veturë civile.

Pos dëmeve materiale, të shkaktuara nga aksidenti, sipas rreshterit policor Kanun Veseli nga Drejtoria Rajonale e Policisë në këtë qytet, nuk ka pasur të lënduar.

Nga fotot që KALLXO.com ka siguruar nga vendi i ngjarjes, shihet se treni ka goditur veturën e tipit ‘Audi’ me ngjyrë të bardhë dhe targa vendore.