Tregtia pa etni, pazari që po e ‘bashkon’ qytetin e ndarë

Serb, shqiptarë, rom, boshnjak? Në një cep të qytetit të Mitrovicës të ndarë etnikisht, kur bëhet fjalë për tregti, etnia nuk është pengesë.

Ekziston një xhep i vogël i Mitrovicës, në veri të Kosovës, që i kundërvihet normës.

I ndarë midis shqiptarëve në jug dhe serbëve në veri, ky qytet i minierave dikur i lulëzuar ka qenë një pikë e nxehtë që nga lufta e Kosovës në vitet 1998-99, ndarja e tij etnike në dukje e padurueshme ndaj përpjekjeve për pajtim.

Megjithatë, në një lagje të vogël në anën veriore, ku rrugët e qeta, të ndriçuara me dritë natën, gjallërohen nga tregtia në mëngjes, zërat shqiptarë përzihen me serbët ashtu siç kanë bërë me vite.

Përkundër mundësive, Lagjja e Bosnjakëve, afër lumit Ibër, ka mbetur multi-etnike, shumë prej tregtarëve të banorëve të saj mallrat e lira të të cilëve sjellin njerëz nga e gjithë Kosova, ndonjëherë edhe më tej, në kërkim të një pazari.

“Babai im e filloi tregtinë. Ne kemi pasur konsumatorë nga të gjitha pjesët e Mitrovicës,” tha një tregtar shqiptar kosovar i cili e dha emrin e tij si Blerimi.

“Gjatë luftës, dyqani nuk punoi. Më pas, filluam të punojmë dhe më së shumti kemi shitur ushqim bazik. Jo shumë serbë kanë ardhur tek ne atëherë, por me kohën kjo ka ndryshuar.”

“Unë i kam marrë disa kërcënime nga të dyja anët. Nëse ndodh ndonjë incident, këtu vijnë njerëzit e mi (shqiptarët) duke thënë ‘Ndalo së shituri serbëve, ata janë armiqtë tanë’. Ndodh ndonjë incident tjetër, dhe serbët thonë, ‘Shko në jug, njerëzit e tu janë atje. Nëse vazhdon, ne do të ndjekim jashtë.’ Ҫdo herë, e kam ndalur punën për një ditë ose dy duke pritur që gjërat të qetësohen, pastaj e kam hapur dyqanin tim prapë.”

‘Ende jo plotësisht normale’

Lagjja e Boshnjakëve krenohet me shumë dyqane, kryesisht në pronësi të shqiptarëve që shesin gjithçka nga altetet me vlerë 10 euro e deri te mobilet kualitative. Në ditën kur gazetarja i vizitoi, dyqani ushqimor i Blerimit ishte plot me konsumatorë që flisnin serbisht, shqip, gjuhë rome dhe turqisht.

Kjo nuk do të thotë që Lagjja e Boshnjakëve ka shpëtuar nga tensionet që mbetën 20 vite pas luftës dhe më shumë se një dekadë qëkur Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia dhe serbët në veri vendosën tela me gjemba  përgjatë urës kryesore veri-jugore në Mitrovicë dhe dogjën poste/pika kufitare në kufirin e ri me Serbinë.

Disa banorë janë përballur me kërcënime, shpërthime të granatave dhe presion për të shitur dhe shpërngulur. Disa – serbë dhe shqiptarë – janë larguar, të detyruar kur shtëpitë e tyre u dogjën, mbetjet që kanë qëndruar si kujtues të gjithçkaje që ka vazhduar.

Ndërsa tregtia i bashkon njerëzit, fëmijët serbë dhe shqiptarë nuk shihen shpesh duke luajtur së bashku. Flamujt serbë valojnë nga shtëpitë serbe, flamuri shqiptar nga shtëpitë shqiptare. Flamuri i Kosovës nuk shihet askund. Banorët mbeten të kujdesshëm.

“Unë nuk kam asgjë kundër që fëmijët të luajnë bashkë dhe ta mësojnë gjuhën e njëri-tjetrit, përse jo?” tha një burrë serb i cili e dha emrin si Zoran dhe tha që ka 2 djem.

“Por situata nuk është ende tërësisht normale. E gjithë lagja boshnjake është e ndriçuar keq, prandaj nuk mund t’i lejojmë fëmijët të luajnë pas rënies së natës. Ne kemi shqiptarë në lagje, ne e përshëndesim njëri-tjetrin, por ata nuk janë të afërt. Ndoshta është faji ynë, i gjeneratavë më të vjetra, dhe frikës tonë, nuk e di …”

“Duke i lënë fëmijët jashtë dhe duke mos u thënë që të jenë të kujdesshëm – ka mundësi që do të fillonin disa miqësi, fëmijët janë fëmijë. Personalisht, unë do t’i lija ata të luajnë me fëmijët shqiptarë, por vetëm nëse dikush më i moshuar do të kujdesej për ta… Unë nuk kam frikë nga fqinjët e mi, por shumë persona të ndryshëm kalojnë përmes. Unë ju them fëmijëve te mi … të kujdesen për veten e tyre dhe kjo është, për tani.”

Lingua franca – gjuhë hibride

Për konsumatorët, pazaret mund të gjenden në Lagjen Boshnjake.

“Unë jam një boshnjak, unë jetoj në veri [të Mitrovicës] dhe unë e kam familjen në jug. Unë shkoj ku të dua dhe blej aty ku është më lirë. Kur kishte më shumë incidente dhe turma, unë nuk shkoja, por mbaroi shpejt.”

Disa vijnë aq larg nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia. Një grua e moshës së mesme tha që ajo kishte ardhur nga qyteti serb i Kragujevacit, një vozitje e disa orëve. Ajo e bën këtë udhëtim disa herë në vit për shkak të punës.

“Unë gjithmonë blej diçka këtu,” gruaja, e cila nuk pranoi të emërohej, tha për Lagjen Bosnjake.

“Ju mund të gjeni mallra me kualitet këtu, të prodhuara në Turqi, dhe janë shumë më të lira se në qytetin tim. Unë zakonisht blej gjithashtu diҫka për shoqërinë, sepse ata ende kanë frikë të vijnë këtu. Unë e kuptoj këtë frikë tek njerëzit, unë isha vetë e frikësuar herën e parë që erdha këtu, por nuk kam pasur asnjë problem. Unë gjithashtu mund të paguaj me dinarë,” valuta serbe e cila zyrtarisht është zëvendësuar me euro.

Pronarët e dyqaneve thonë që ata i marrin mallrat e tyre nga ku të munden, nga i gjithë regjioni i Ballkanit, në Turqi, Gjermani dhe Itali.

Në vitet e fundit, disa pronarë shqiptarë të dyqaneve kanë filluar të punësojnë staf serb dhe anasjelltas. Ndonjëherë, për shkak se gjeneratat e reja të serbëve dhe shqiptarëve shpesh nuk e flasin gjuhën e njëri-tjetrit, ata komunikojnë në anglisht.

“Mua nuk më intereson askush dhe nuk i kushtoj vëmendje se ҫarë gjuhë flasin ata,” tha një grua, e lindur në Mitrovicë, që tani jeton në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, por që ende është një blerëse e rregullt në Lagjen e Boshnjakëve.

“Njëherë, rreth 10 vite më parë, unë shkova në një dyqan të sapo hapur dhe fillova të flas me shitësin në shqip. Ai më tha që nuk kuptonte asgjë sepse ai ishte serb.”

“Disi ne menaxhuam ta kuptojmë njëri tjetrin, duke i përdorur të dyja gjuhët 50-50. Unë kam folur gjuhën serbe shumë më mirë, por unë nuk kam shumë mundësi ta përdori atë në Prishtinë, prandaj i kam harruar shumë fjalë,” i tha ajo BIRN.

“Ҫdo gjë që ka ndodhur në Kosovë është e trishtueshme, ende ka plagë të freskëta, por është koha për politikanët që të na lejojnë të jetojmë jetë normale,” tha gruaja.

“Politikanët nga i gjithë Ballkani dhe anëtarë të familjeve të tyre blejnë në dyqanet më të shtrenjta të botës. Njerëzit e thjeshtë si ne blejmë këtu, kështu – lirë, sepse ne nuk i kemi kushtet të blejmë gjëra më të shtrenjta. Për këtë arsye politikanët bëjnë kaos, që ata të kënaqin veten edhe më shumë derisa ne vetëm po përpiqemi të mbijetojmë.”