Tre vjet burgim për keqpërdorim seksual të viktimës me prapambetje mendore

A.B është dënuar me tre vjet burgim nga Gjykata Themelore e Ferizajt, e cila e ka gjetur fajtorë sipas veprës penale që e ngarkonte prokuroria, për trafikim të viktimës për ofrim të shërbimeve seksuale.

Gjithashtu gjykata ka njoftuar se pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga i akuzuari për veprën penale me të cilën e ngarkonte aktakuza, të njëjtin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënimin me burgim.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari A.B. në muajin shkurt 2020, në Ferizaj, ka shfrytëzuar për shërbime seksuale viktimën e trafikimit, në atë mënyrë që ka kontaktuar me personin H.B., i cili ia kishte ofruar viktimën N.N… e cila është person posaçërisht i ndjeshëm për shkak të prapambetjes mendore, për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, me ç`rast personi H.B., ia kishte dërguar viktimën tek një motel, ku pas shfrytëzimit të shërbimeve seksuale nga viktima, të njëjtën e ka paguar në shumë prej pesëmbëdhjetë 15 euro, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.