Foto: Ilustrim

Tre vetura përfshihen në një aksident përgjatë rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident në mes tre veturave ka ndodhur dje në rrugën rajonale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Maxhunaj.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, shkak i aksidentit ka qenë mos mbajtja e distancës në mes makinave.

Si pasojë e aksidentit, njëri nga të aksidentuarit ka pësuar lëndime trupore ku pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi.