Tre të vrarë nga të shtënat në një universitet në Miçigan

Të paktën tre persona janë vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, konfirmoi policia amerikane. 

I dyshuari thuhet se vfiq më pas nga një “plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri”.

Pesë persona të tjerë u plagosën në një sulm në kampusin kryesor në qytetin East Lansing të hënën vonë.

Policia e përshkroi të dyshuarin si “mashkull me ngjyrë, me shtat më të shkurtër”. Më vonë i dyshuari u identifikua si një 43 vjeçar pa asnjë lidhje të njohur me universitetin.

Të shtënat nisën pak pas orës 20:00 sipas orën lokale të Miçiganit. 

Zyrtarët policorë i janë përgjigjur duke hasur në viktima në sallën Berkey në anën veriore të kampusit dhe në ndërtesën ngjitur të Unionit të Universitetit Shtetëror të Miçiganit.

Në një konferencë për media, policia tha se kishte disa lokacione krimi dhe hetimi i tyre ishte në procës e sipër. Nuk është i njohur motivi i sulmuesit.

Një numër ambulancash janë parë duke mbërritur në vendngjarje dhe të plagosurit – disa prej tyre besohet se janë në një gjendje të rrezikshme për jetën – tani po trajtohen në spital.

“Ky ka qenë me të vërtetë një makth që po jetojmë sonte,” ka deklaruar zëvendësshefi Chris Rozman i forcës policore të universitetit.

Të gjitha aktivitetet e kampusit janë anuluar për të paktën 48 orë. East Lansing shtrihet rreth 112 km në veri-perëndim të qytetit të Detroitit./BBC