Foto: Ilustrim

Tre të vdekur nga të shtënat në një dyqan armësh në New Orleans

Tre persona janë vrarë dhe dy janë plagosur nga të shtënat në një dyqan armësh në shtetin amerikan Louisiana, raporton BBC.

Sipas deklaratave zyrtare, bëhet e ditur se një “gjuajtës fillestar” hapi zjarr, duke gjuajtur dy persona, gjë që bëri disa të tjerë në dyqan të qëllonin me armë.

Të dy personat dhe personi i armatosur fillestar u vranë, ndërkaq të njëjtit nuk janë identifikuar ende.

Zyrtarët thanë se hetimet për të shtënat në Jefferson Gun Outlet, në një periferi të New Orleans, ishin duke vazhduar./BBC

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu