Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e Covid-19 në  Shqipëri për 24 orët e fundit, ku janë kryer 1318 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 persona.

Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-65 vjeç, një qytetare nga Lezha 83 vjeçe.

Të infektuarit janë të ndarë në këto bashki: 184 në Tiranë, nga 52 qytetarë në Durrës, Fier, 25 në Vlorë, 24 në Sarandë, 23 në Lushnje, 18 në Divjakë, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Shkodër, 14 në Kamëz, 11 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Pogradec, 8 në Shijak, 7 në Mallakastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Mirditë, Dibër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Poliçan.

Gjithsej janë 7,549 qytetarë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 28 pacientë.

Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 306,402 që nga fillimi i epidemisë./Top Channel