Spital i improvizuar në sallën e Panairit në Beograd Foto: mod.gov.rs

Tre të vdekur nga COVID-19 në Serbi

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona si pasojë e koronavirusit.

Ministria serbe e Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 206.

Shkalla e vdekshmërisë aktuale, siç u theksua, është 2.09 përqind.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus, në 24 orët e fundit është 57, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.848 persona, tha ministria.

Më 6 maj, Parlamenti i Serbisë votoi për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila u vendos më 15 mars, për shkak të pandemisë.

Autoritetet shëndetësore kanë udhëzuar qytetarët të mbajnë maskat mbrojtëse të fytyrës si dhe kanë ndaluar tubimet. /REL