COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Tre të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë vdekur tre persona të infektuar me COVID-19.

Në njoftim thuhet se rastet e vdekjeve janë 1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren.

Numri total i të vdekurve nga COVID-19 deri sot është 638 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive.