COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Tre të vdekur me coronavirus, mbi 1 mijë raste pozitive brenda 24 orëve

Tre persona të infektuar me coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, përderisa 1 mijë e 593 kanë rezultuar pozitivë, nga 6 mijë e 837 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu njofton se 2 mijë e 433 qytetarë tashmë janë shëruar nga infeksioni. Numri i qytetarëve të shëruar ka arritur në 168 mijë e 715.

Aktualisht në nivel vendi janë 34 mijë e 208 raste aktive me COVID-19.

Sa i përket vaksinimit Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës anti-COVID, përderisa nga 29 marsi i vitit të kaluar e deri më tani janë administruar mbi 1,7 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit.

“Deri më sot janë dhënë 78 mijë e 116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Deri më tani në nivel vendi janë infektuar mbi 200 mijë qytetarë prej tyre mbi 3 mijë kanë vdekur.