
Tre të vdekur dhe 127 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se nga 702 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 127 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Alsat M.
Në Shkup janë regjistruar 67 raste, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-33, Tetovë-10, Strugë-5, Ohër-6, Koçani-2, Probishtip-2.
Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë tre pacientë me coronavirus. Një pacient në moshën 80 vjeçare nga Kumanova që ishte shtrirë në spital me 4 qershor dhe dy pacientë nga Shkupi, njëri i moshës 62 vjeçe që ishte pranuar në spital me 5 qershor dhe tjetri i moshës 78 vjeçare që ishte shtrirë në spital me 2 qershor.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 7 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, katër pacientë nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe një nga Gostivari.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 3152, prej të cilëve 1653 janë shëruar kurse 156 pacientë kanë humbur betejën me coronavirusin e ri.
Për momentin në Maqedoninë e Veriut janë 1343 raste aktive me coronavirus.