Tre të mitur kryejnë vjedhje në shkollën "Ibrahim Rugova" në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:30 ka pranuar informata për vjedhje të rëndë të ndodhur në shkollën ‘Ibrahim Rugova’ në Obiliq.

Sipas njoftimit dyshohet se janë vjedhur pajisje elektronike, muzikore dhe gjësende të ndryshme shkollore.

“Mbledhja e informacioneve në rrugë operative nga ana e policisë si dhe një hetimi shpejtë preliminar ka rezultuar me identifikimin e të dyshuarve të mundshëm si dhe arrestimin e tyre. Pas identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve policia ka lokalizuar edhe vendin e fshehjes së gjërave të vjedhura të cilat janë gjetur nga ana e policisë për t’u kthyer më pas në shkollën e sipërcekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas këtij njoftimit, të tre të dyshuarit, të mitur, janë proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit.