Tre të lënduar pas aksidentit ndërmjet katër veturave në Klinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në mes katër veturave në Klinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se të lënduarit pas aksidentit janë nisur në drejtim të spitali rajonal të Pejës për trajtim.

“Një aksident trafiku ka ndodhë në afërsi të fshatit Zajm në Klinë, magjistalja Prishtinë-Pejë. Katër vetura kanë qenë të përfshira. Tre persona kanë pësuar lëndime. Janë nis në drejtim të spitalit rajonal në Pejë për trajtim”- tha ai.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes janë njësitët policore.