Tre të lënduar nga një aksident në Prishtinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka bërë të ditur për KALLXO.com se të lënduarit nga aksidenti janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas saj, sot rreth orës 17:45 në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë, ka ndodhur aksidenti ku është përfshirë një veturë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Ahmeti.