Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë, njëra veturë bie disa metra poshtë rrugës

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se në ora 13:35 Policia është njoftuar për këtë aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion.

“Si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga duke rënë poshtë disa metra” – ka thënë Krasniqi për KALLXO.com.

Ai tutje ka treguar se njësitet policore janë marrë me aksidentin e ndodhur.