Tre të lënduar nga aksidenti në Fushë Kosovë

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në Fushë Kosovë mesditën e sotme.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot më 7 mars 2020, në ora 12:00, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë,  ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.

KALLXO.com sot raportoi për këtë aksident.

FOTO – Aksident në Fushë Kosovë