Tre të lënduar në Prishtinë, Policia: Dy prej tyre dyshohet se pësuan lëndime nga një mjet i mprehtë
11.11.2024 - 15:04
Një person është arrestuar nën dyshimin se u ka shkaktuar lëndime tre personave të tjerë në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë, më 11.11.2024.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, zëdhënësia e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila potencoi se dy prej personave dyshohet se pësuan lëndime nga një mjet i mprehtë.
“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Ali Hadri’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë”- tha Ahmeti.
Sipas policisë personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, teksa ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.