Tre të lënduar në një aksident në Slivovë

 

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Slivovë.

Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tregoi edhe se si ka ardhur deri te aksidenti, ku një veturë e cila ishte në lëvizje ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Përveç lëndimeve të njerëzve ka edhe dëme materiale.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti trafikut./21Media