Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident në fshatin Lluzhan në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Ahmeti tha se tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00,në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në  fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre  persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.