Ilustrim

Tre të lënduar në aksident trafiku në Vushtrri

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në rrugën nacioale Mitrovicë, Prishtinë, saktësisht në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe tre persona janë lënduar”, ka thënë Zahiti.

Ai tutje ka shtuar se të lënduarit nga ky aksident trafiku kanë kërkuar ndihmë mjekësore.