Tre të lënduar në aksident trafiku në Suharekë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një akisdenti që ka ndodhur mes dy makinash në fshatin Topliqan të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në fshatin Topliqan të Suharekës në ora 19:59 policia ka pranuar një informatë që ka ndodhur një aksident trafiku në këtë, tash janë përfshi dy automjete me targa vendore janë tre persona të lënduar. Sipas raporteve njëri prej tyre është trajtuar në qendrën e mjekësisë familjare në Suharekë ndërsa dy tjerët duke marrë ndihmën mjekësore në emergjencën e spitalit rajonal. Mirëpo s’ka rrezik, për jetë me informatat që deri tash i ka policia”, tha Gashi.

Gashi tutje ka bërë të ditur se njësitet janë në vendin e ngjarjes janë duke u marrë me shkaqet e aksidentit në gjarje.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe emergjenca edhe njësiti i zjarrfikëseve dhe shohim se si kanë ardhur deri te ky aksident”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.