Ilustrim

Tre të lënduar në aksident trafiku në Malishevë

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur dje në Malishevë.

Në njoftimin e policisë thuhet se në aksidentin ku janë përfshirë dy vetura.

Policia duke sqaruar rrethanat se si ka ndodhur aksidenti ka bërë të ditur se i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër.

Në aksident lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët pas tretmani mjekësor janë liruar, ndërsa viktima pasagjeri, për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.