Tre të arrestuar për të shtënat me armë në ndejën ku ishte edhe Nasim Haradinaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë shpërndarë një video ku shihen duke gjuajtur me armë.

Ngjarja, sipas Policisë, dyshohet se ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit më 20 gusht.

Policia njofton se janë kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarve dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë model Smith Wesson me 53 fishekë dhe një model Gircan si dhe 22 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurori, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Lidhur me këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar sekretarin e Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili nuk e ka mohuar pjesëmarrjen në ndejë, por ka thënë se nuk ka pasur gjuajtje me armë, anipse pamjet e publikuara nga KALLXO.com tregonin diçka tjetër.