Ilustrim

Tre të arrestuar në Prishtinë për prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur arrestimin e dy burra shqiptarë dhe një grua egjiptiane nga Shqipëria, nën dyshimin se janë marrë me prostitucion.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi ka ndodhur në rrugën ‘Rrustem Statovci’ në Prishtinë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë.