Ilustrim

Tre të arrestuar në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Tre persona janë arrestuar dje më 12.12.2024 nga Policia e Kosovës në Prishtinë, për posedim të narkotikëve.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar kokainë me peshë 0.3 gram, një qese e mbushur me substancë të dyshuar marihuanë me peshë rreth 50 gram, një telefon, si dhe para të gatshme në vlerë rreth 1 mijë e 600 euro.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit është bërë edhe bastisja e shtëpive të të dyshuarve, ku tek njëra janë gjetur edhe dy qese me substancë të dyshuar marihuanë me peshë rreth 247.7 gram dhe një peshore digjitale.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.