Tre të arrestuar në Klinë pas një përleshje

Një përleshje raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Klinë.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 12:22, ka arrestuar tre persona të dyshuar të cilët kishin sulmuar dy persona të tjerë.

Si pasojë e këtij sulmi viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit për sulm me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.