COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Tre të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur  gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e vdekjes janë nga Klinika Infektive, nga MIQ-COVID në QKUK dhe një rast nga Spitali i Gjakovës.

Numri total i vdekjeve nga COVID-19 është 630.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  ka njoftuar se  53  raste kanë rezultuar pozitive me coronavirus pas testimit të 544  mostrave të dyshimta.