Tre të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur  gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e vdekjes janë  dy nga  raste Klinika Infektive dhe një rast nga MIQ, QKUK.

Numri total i vdekjeve nga COVID-19 është 641.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  ka njoftuar se   79 raste kanë rezultuar pozitive me coronavirus pas testimit të  764  mostrave të dyshimta.