Tre raste të dhunës në familje në Prishtinë, Podujevë e Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të ndryshme të dhunës në familje të raportuara në Prishtinë, Podujevë e Lipjan.

Sipas njoftimit, në Prishtinë një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo nuk ka dashur që të ketë trajtim mjekësor, ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet.

Ndërsa në Podujevë një person është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se përmes telefonit ka kanosur bashkëshorten dhe vëllain e saj, dje rreth orës 13:00. Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse në Lipjan, mbrëmë rreth orës 23:00 një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.